TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2023, 13:41

I dehur në timon shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 51-vjeçari nga Korça

Shkruar nga Pamfleti

I dehur në timon shkaktoi aksident me vdekje, arrestohet 51-vjeçari

51-vjeçari me inicialet V.XH u arrestua në flagrancë nga policia e Korçës pasi duke drejtuar mjetin e tij është përplasur me një mjet tjetër në Maliq. Si pasojë drejtuesi i mjetit tjetër, një 73 vjeçar ka ndërruar jetë. Aksidenti ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Pogradec-Korçë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip "Mitsubishi", është përplasur me motomjetin tip "Lifan", pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën, njoftoi policia.

 

#arrestim ne lezhe korce

Lini një Përgjigje