TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Shtator 2023, 21:43

Aksidentohet urbani i ‘Unazës’, “BMW”-ja futet në parakalim dhe përplaset me autobusin; dëmtohet dhe një mjet i parkuar në rrugë (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentohet urbani i ‘Unazës’, “BMW”-ja futet
Foto nga aksidenti

Një autobusi i linjës së Unazës është aksidentuar mbrëmjen e sotme.

Sipas burimeve, nga aksidenti janë dëmtuar edhe dy makina “Citroen C3” dhe një “BMW”. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak është bërë makina tip “BMW”. Drejtuesi i saj ka tentuar të bëjë një parakalim, por për pasojë është përplasur me autobusin dhe makinën tjetër që ishte parkuar në rrugë. Drejtuesi i “BMW”-së ka mbetur i lënduar.

Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat.

Aksidentohet urbani i ‘Unazës’, “BMW”-ja futet

Lini një Përgjigje