TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2023, 09:32

Kultivuan kanabis në fshatin Murrizë të Lushnjes, arrestohen 4 person; zbardhen emrat

Shkruar nga Pamfleti

Kultivuan kanabis në fshatin Murrizë të Lushnjes, arrestohen 4

4 persona janë arrestuar nga policia e Lushnjes pasi kultivuan bimë narkotike kanabis. “Blutë” asgjësuan nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike kanabis sativa.

Mësohet se në pranga janë vënë babë e birë dhe dy të afërm të tyre. Konkretisht janë arrestuar Hyqmet Gjolena, 61 vjeç, dhe Mariglen Gjolena, 34 vjeç, të dy babë e bir, si edhe dy të afërmit e tyre Fitim Gjolena, 24 vjeç, Ervin Gjolena, 31 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Operacioni, rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, për goditjen e një tjetër rasti të kultivimit të cannabisit.

Bashkëpunëtorë për kultivimin në një pronë publike, të bimëve narkotike cannabis sativa, vihen në pranga 4 shtetas (të afërm të njëri-tjetrit, 2 prej tyre babë e bir).

Asgjësohen nëpërmjet djegies 87 bimë narkotike cannabis sativa.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Murrizë, Lushnjë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Lidhja”.

Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrolleve në territorin e këtij fshati, në një pronë publike, u gjetën të kultivuara 87 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat në përfundim të veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies”, njoftoi policia.

arrestim lushnje kanabis

Lini një Përgjigje