TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 21:46

Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” blindojnë Vlorën, operacion në të gjithë qytetin për bosët e krimit në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” blindojnë Vlorën,

Forcat Operacionale dhe Shqiponjat kanë blinduar sot Vlorën. Mësohet se në qytet është zhvilluar një aksion për ndalimin e personave me rrezikshmëri.

Aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.

Në pranga ka rënë një 25 vjeçar me armë pa leje.

Duhet theksuar se pak ditë më parë SPAK lëshoi urdhër arreste për 50 persona dhe vetëm shumë pak prej tyre u kapën, pjesa tjetër janë në kërkim.

Lini një Përgjigje