
Një mik i efektives që vrau veten Aldorjana Loshi, ka deklaruar se nuk e prishte diçka të tillë, pasi ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e qetë.
I pyetur se çfarë mund ta ketë shtyrë në këtë pikë dhe si i kishte marrëdhëniet me të dashurin e saj, ai tha se ajo mund të ketë zbuluar se ai mund të ketë pasur një lidhje tjetër serioze paralelisht me të.
“Kemi pasur shoqëri të ngushtë dhe ishte një vajzë e qetë e qeshur, nuk e kemi pritur këtë gjë. Takimi në fundit ka qenë para një muaji, kemi biseduar, por nuk ka shfaqur jo ndonjë shqetësim. Ajo ishte e qeshur nuk shfaqte ndonjë shqetësim. Babai i ka pas vdekur dhe ajo e ka përjetuar shumë. Nuk e prisnim që ajo të shkonte deri në këtë pikë. Ajo kishte lidhje me këtë djalin, por mund të ketë zbuluar ndonjë sekret të këtij djali që mund të këtë pasur ndonjë lidhje serioze me dike tjetër dhe kjo e ka përjetuar. Këtë e kishte më tepër se shoqe dhe jo për seriozisht”, tha miku i efektives në një telefonatë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH.
22-vjeçarja Aldorjana Loshi vrau veten me armën e shërbimit në banesën e saj, ndërsa për ngjarjen është në ‘arrest shtëpie” i dashuri i saj. Ngjarja është ende në hetim nga policia për zbardhjen e shkaqeve që çuan efektiven në vetëvrasje.
Lini një Përgjigje