TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 17:01

Ferrari, shufra ari, diamante dhe restorante/ Goditet grupi shqiptar në Itali, pastruan mbi 13,5 mln euro; i përfshirë dhe ish-portieri i Napolit!

Shkruar nga Pamfleti

Ferrari, shufra ari, diamante dhe restorante/ Goditet grupi shqiptar në

Ata përdorën paratë cash për të blerë 50 për qind të aksioneve të Ischia Calcio midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024, me çmimin zyrtar prej rreth 9 mijë euro, në vend të kësaj ata i dorëzuan dorazi, 100 mijë euro Taglialatelas, përfaqësuesit ligjor të kompanisë.

Policia italiane ka goditur një grup të strukturuar kriminal, në Firence i cili kontrollonte një rrjet restorantesh. Sipas mediave italiane nga aksioni i autoriteteve italiane në bashkëpunim me SPAK-un janë arrestuar 8 persona, mes tyre dhe ish-portieri i skuadrës së Fiorentinës dhe Napolit, Giuseppe Taglialatela.

Ndër të arrestuarit mësohet se janë dhe Alessandro Bigi , 49 vjeç Florentine dhe Eluert Kamami 40 vjeç, këta dy të fundit janë konsideruan si kokat e organizatës. Ata kishin tetë restorante në qendrën historike të Firences dhe grupi i tyre ishte prej kohësh nën hetim nga DDA , në bashkëpunim me SPAK-un.

Paralajmërimi i Prokurorit të Përgjithshëm për krimin shqiptar!

Pas këtij aksioni, zv/prokurori Luca Tescaroli dhe prokurorja Christine Von Borries nxorën në dritë prapaskenat shqetësuese të një numri të madh restorantesh të cilat ishin në duart e grupit shqiptar. Këto restorante sipas prokurorisë italiane përdoreshin për të fituar paratë cilat më pas i përdornin për t'u riinvestuar në blerjen e ambienteve të tjera, për të cilat Drejtoria Antimafia e Qarkut ka nisur një heitm.

Në tërësi, hetuesit besojnë se grupi ka arritur të blejë 31 restorante nga viti 2012 e deri më sot, shumica në qendër të Firences , dy hotele, biznese të makinave me qira dhe prodhimit të birrës për rreth 13 milionë e gjysmë euro.

Në veçanti, financuesit trokitën në derën e Ischia Calcio dhe restorantet Il Cavallino në Piazza della Signoria të konsideruara si një lloj baze ku mund të rrjedhin paratë e zeza. Trattoria Giovanni, La Bistecca Osteria Fiorentina, Ponte Vecchio, Bistecchia Santa Croce, Trattoria de Pitti, Osteria Lungarno dhe Orcagna, i përkasin kompanive të menaxhuara nga Eluert Kamami ose njohur ndryshe si Bigi.

Sipas akuzuës, Kamami ose Bigi kishin krijuar një shoqatë kriminale në Firence duke ofruar vende për grumbullimin e shumave të parave të pista të cilat i pastronte më pas me fatura fiktive që lëshonte në restorantet që ai menaxhonte.

Për momentin, financuesit besojnë se grupi ka shpenzuar rreth një milion e gjysmë euro cash. Paratë që më pas përdoreshin, të paktën pjesërisht, për të paguar punonjësit e ambienteve në mënyrë të paligjshme dhe pjesa tjetër për t'u riinvestuar në blerjen e bizneseve të restoranteve në qendër të Firences. Por drejtuesit e organizatës – Kamami dhe Bigi sipas hetuesve – blenë edhe mallra personale luksoze si tre Ferrari, bizhuteri, shufra ari dhe diamante.

Ata përdorën paratë cash për të blerë 50 për qind të aksioneve të Ischia Calcio midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024, me çmimin zyrtar prej rreth 9 mijë euro, në vend të kësaj ata i dorëzuan dorazi, 100 mijë euro Taglialatelas, përfaqësuesit ligjor të kompanisë.

Ish-portieri duhet të përgjigjet edhe për lëshimin e faturave për operacione inekzistente në lidhje me sponsorizimet fiktive, të paktën pjesërisht: fatura rreth 80 mijë euro të lëshuara nga klubi i futbollit Ischia për një klub të Napolit.

Lini një Përgjigje