TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2024, 19:52

53-vjeçari vdiq gjatë punës, arrestohet përgjegjësi i kompanisë

Shkruar nga Pamfleti

53-vjeçari vdiq gjatë punës, arrestohet përgjegjësi i

Arrestohet përgjegjësi i kompanisë që kryente punimet sot në një pallat në ish-Kinostudio, ku humbi jetën një punëtor.

Mësohet se është vënë në pranga, Gerald Krrashi, përgjegjës si kompanisë nënkontraktore ‘Andi Konstruksion’, e cila kryente punimet për ndërtimin e një pallati në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Tiranë.

Ai është arrestuar nga policia pas vdekjes në punë të 53-vjeçarit Adrian Fejzullai.

Gerald Krrashi është arrestuar për veprën penale ‘Shkelja e rregullave në punë, me pasojë vdekjen!.

Lini një Përgjigje