TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2024, 09:49

'Fast & Furious' në Tiranë! Makina e policisë humbet kontrollin dhe përfundon në Lanë (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti

'Fast & Furious' në Tiranë! Makina e policisë

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në Tiranë.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Shkozës, ku mësohet se një automjet i Policisë Rrugore ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në lumin e Lanës.

Teksa mësohet se nga aksidenti i frikshëm nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale.

Pak minuta pas aksidentit shihet qartë automjeti i Rrugores ka çarë gardhin e hekurave mbrojtës në trotuarin duke përfunduar në Lanë.

Ndërkaq kolegët e dy efektivëve që ndodheshin në makinën e aksidentuar të shërbimit kanë mbërritur në vendngjarje duke nxjerrë dhe mjetin nga lumi, si dhe ka nisur hetimet paraprake për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 06:15, te ura e Shkozës, punonjësi i policisë i Sektorit të Forcës së Posaçme "Shqiponja", A. Sh., duke drejtuar automjetin e shërbimit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.  Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

'Fast & Furious' në Tiranë! Makina e policisë

Lini një Përgjigje