
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për mashtrimet me call center.
Karamuço thekson se janë raste të përsëritura, teksa iu referua operacionit të fundit të SPAK me autoritetet gjermane, ku u zbulua një dëm prej 10 milionë eurosh.
“Është një rast i përsëritur. Një rast që mua nuk më vjen mirë që vijnë agjentë speciale nga Gjermania dhe marrin pjesë në operacione”, theksoi Karamuço për ABC News
Më tej, Ervin Karamuço u shpreh se duhet të merren masa dhe duhet të ketë një prokurori aktive në bashkëpunim me krimin kibernetik.
“Është një rasti, i cili duhet të na vërë në pozita pune, mos të nxitemi nga letërporositë, por ne duhet të kemi një prokurori e cila në mënyrë proaktive nis fillon dhe interesohet me krimin kibernetik se çfarë po bëhet me call center-at në Shqipëri. Duhet të jetë një monitorim i vazhdueshëm. Ne duhet ta bëjmë vetë parandalimin. Masat parandaluese duhet t’i marrim vetë”, theksoi Karamuço.
Lini një Përgjigje