
Tre persona janë shoqëruar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku u gjetën të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë.
Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin.
Fillimisht grupi hetimor nuk kanë konstatuar ndërhyrje të jashtme në banesë dhe as shenja të grabitjes dhe pista më bindëse ku u përqendruan ishte aje e krimit në familje ku besohet se dy të moshuarit janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë goditur mes tyre me sende të forta.
Ndërkohë që tani një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.
Lini një Përgjigje