TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2024, 21:30

Vdekja e çiftit të të moshuarve në Dropull/ Gazetarja: Janë shoqëruar 10 persona, po hetohet në dy pista

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e çiftit të të moshuarve në Dropull/ Gazetarja:

Gazetarja Brikena Metaj nga Gjirokastra ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dropull, ku një çift të moshuarish Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën pa shenja jete.

Ajo shtoi se pistat ku po hetohet është ajo e vrasjes nga persona të tretë ose ajo se çifti mund të kenë vdekur nga dhuna e ushtruar ndaj njëri-tjetrit.

“Policia e Gjirokastrës deri tani ka shoqëruar 10 persona, që janë banorë që kanë pasur kontakt me çiftin, ku janë pyetur nëse dinë diçka më shumë. Çifti tregohet se bënte jetë të qetë. Banorët e fshatit thonë se krimi mund të jetë bërë nga person i tretë”, deklaroi gazetarja Metaj për emisionin “Open” në News 24.

Gazetarja deklaroi se deri tani janë shoqëruar 10 persona në polici.

“Dropulli është një zonë, ku ka tepër grabitje me dhunë. Dy janë pistat ku po hetohet, ajo se të moshuarit mund të kenë vrarë njëri-tjetrin ose janë vrarë nga grabitës. Të moshuarit jetonin me pensionin që merrnin nga Greqia. Ata ishin kthyer nga Greqia përpara 5 ditësh. Nuk ka shenja dhune dhe as shenja të vjedhjes apo grabitjes në banesë”, tha gazetarja.

brikena metaj ngjarja dropull te moshuarit 10 te shoqeruar

Lini një Përgjigje