Një hetim i Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare spanjolle ka zbërthyer strukturën e fuqishme të “Klanit Vokrri”, një organizatë me bazë familjare që dominonte trafikun e drogës në Ibiza, Barcelonë dhe Valencia.
Sipas medias spanjolle ABC, në qendër të këtij aktiviteti kriminal qëndron familja Vokrri, e cilësuar si një organizatë ndërkombëtare familjare. Vokrrit akuzohen për importimin e sasive masive të kokainës, kanabisit dhe armëve në Spanjë, duke shfrytëzuar rrjetin e tyre shqiptar.
ABC, shkruan se ky klan dyshohet se drejtohej nga Emanuele Vokrri, Donald Vokrri, Robert Muka dhe Mario Vreta, ndërsa anëtarët e mbetur ishin rumunë dhe shqiptarë me lidhje të forta me këtë familje.
Operacionet e organizatës kriminale mbështeteshin te Stefan Milojevic Bjekovic, djali i një ish-futbollisti të Mallorca CF, udhëheqës i bandës neonaziste të motorçiklistëve United Tribuns në Spanjë dhe një luftëtar i MMA-së, i cili tashmë është arrestuar.
Si pasojë e këtij operacioni, në pranga ranë 76 persona të dyshuar në pëfshirje të aktivitietit kriminal, u sekuestuan 687 kg kokainë dhe 2,500 kg hashash.
Ky hetim, i kryer bashkërisht nga Garda Civile dhe Policia Kombëtare, çoi gjithashtu në arrestimin e Faustino Nogales, ish-kreut të Grupit II të Narkotikëve të Policisë Kombëtare në Ishujt Balearik. Të dy burrat, së bashku me avokatin Ignacio Gonzalo Márquez, kanë qenë në paraburgim për muaj të tërë për shkak të përfshirjes së tyre në këtë skemë korrupsioni.
Agjentët e Punëve të Brendshme regjistruan takime dhe biseda midis Milojevic dhe Nogales. ABC ka pasur qasje në disa nga dokumentet hetimore. Një nga këto takime daton që nga 7 marsi 2025, kur një bisedë u regjistrua brenda një automjeti. Udhëheqësi i bandës së motoçiklistëve i tregoi Faustinos një seri armësh. Disa ishin të gradës ushtarake dhe të ngjashme me AK-47, një "Kalashnikov", dhe madje "përmendën 10,000 euro si çmim shitjeje". Kjo shumë mund të ndryshojë për shkak të ndikimit të Stefanit mbi shitësin: "Më lini rehat, do t'i flas me fjalë të ëmbla".
Djali i ish-futbollistit të Mallorcas nuk kishte vetëm shqiptarë në xhep. Agjentët përgjuan një bisedë në serbisht me një person të panjohur të cilit i vuri nofkën "Bad Blondie". Kjo ishte lidhja e mafies malazeze me organizatën kriminale shqiptare. Ekspertët e antidrogës dyshonin se ky individ ishte i lidhur me klanin Kavac. "Stefani u thotë kontakteve të tij se nuk mund të merret me këta njerëz sepse ata do t'i kthehen kundër", detajon një nga raportet.
Lini një Përgjigje