Është siguruar fotoja e Agim Gashit, autorit të vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori paraditen e sotme në lagjen “16 prilli” të Fierit.
Policia po vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit për të bërë të mundur kapjen e 35 vjeçarit i cili u largua menjëherë pasi ekzekutoi me armë zjarri Javorin.
35-vjeçari lëvizte me makinë tip Benz.

Ndërkohë, nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tij dhe viktimës që çuan drejt këtij krimi të rëndë.
Ngjarja ndodhi paraditën e sotme rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, rreth 100 metra larg banesës se Elton Javori.
Mësohet se momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e banesave në zonë. Njëra prej tyre ndodhej rreth 3 metra larg vendit të krimit dhe rezulton të ketë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë.
Viktima u qëllua me dy plumba në bark sapo zbriti nga automjeti i tip Porche. Ai u dërgua në spital por nuk arriti që t’i mbijetonte plagëve të marra.
41-vjeçari mësohet se kishte dy javë që ishte kthyer nga Gjermania dhe në zonë nuk njihej si person problematik.
Lini një Përgjigje