Grupi hetimor dyshon se e vrasja Elton Javorit në Fier ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve një nga pistat është një krushqi e prishur.
Elton Javori, 41-vjeç, mbeti i vrarë me armë zjarri paraditen e kësaj të enjteje në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 në lagjen “16 Prilli”, e njohur ndryshe si lagjia e Backallinjve, në rrethana momentalisht të paqarta.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Lini një Përgjigje