Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Dajt, në Tiranë. Një punëtor ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një fadromë gjatë punës.
Ngjarja ndodhi teksa mjeti i punës po lëvizte mbrapsht në ambientet e subjektit. Si pasojë e përplasjes, 43-vjeçari Adriatik Xhafaj humbi jetën.
Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin e fadromës, personin me inicialet Ilir Çaka 56 vjeç. Ai dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit në vendin e punës.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4: -arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën"-njofton policia.
Lini një Përgjigje