TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2026, 09:57

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Bulqizë, 2 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në Shupenzë të Bulqizës. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 09:00, ndërsa dyshohet se bombola e gazit ka shpërthyer aksidentalisht brenda banesës.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet bëjnë të ditur se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti.

“Rreth orës 09:00, në njësinë administrative Shupenzë, në një banesë, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombul gazi.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje