
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për shkatërrim prone me eksploziv është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë.
Sipas policisë, falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, u finalizua procedura për ekstradimin e shtetasit Robert Isaku 48 vjeç, i cili ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Sipas autoriteteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar 48-vjeçarit masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, që ka sjellë pasoja të rënda materiale.
Ai akuzohet se mbrëmjen e 29 qershorit 2018, ka vendosur lëndë plasëse në një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit F. T., i cili përdorej nga pronari i një lavazhi në Bulqizë, shtetasi T. T., ku ndodhi shpërthimi.
Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por u shkaktuan dëme materiale në automjetin e shënjestruar dhe në zonën përreth.
"Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.
Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48 vjeç.
Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, me pasoja të rënda materiale.
Shtetasi R. I. akuzohet se mbrëmjen e datës 29.06.2018, ka shpërthyer me eksploziv, automjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit F. T. dhe në përdorim të pronarit të lavazhit ku ndodhi shpërthimi, shtetasit T. T.
Si pasojë pati vetëm dëme materiale", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje