TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2026, 12:12

U ndanë pas tre muajsh martesë, ky është 25-vjeçari i shpallur në kërkim; dyshohet se Nikollaj i dha fund jetës nga dhuna

Shkruar nga Pamfleti
U ndanë pas tre muajsh martesë, ky është 25-vjeçari i
Eraldo Fizi

 25-vjeçarit Eraldo Fizi është shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikollaj.

Dyshohet se për shkak të dhunës, 25-vjeçarja i dha fund jetë duke pirë fotoksinë.

Nikollaj ndërroi jetë në QSUT një ditë më parë.

“U shpall në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasi E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi zyrtarisht policia.

Mësohet se Fizi dhe Nikollaj ishin martuar në qershor të vitit 2025, por për shkak të konflikteve ishin ndarë pas tre muajsh.

Ndërkohë familjarët e së resë deklaruan se 25-vjeçarja kishte shenja dhune në trup.

Varrimi i Xhuanës do të zhvillohet ditën e enjte, më 12 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e Shëngjinit.

 

25-vjeçari i shpallur në kërkim eraldo fizi

Lini një Përgjigje