Të plagosurit transportohen drejt Tiranës, një prej tyre në gjendje të rëndë...
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të marte në Bulqizë.
Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit janë transportuar fillimisht në spitalin e zonës dhe më pas janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur fillimisht brenda një lokali. Më pas të rinjtë kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar, por debati ka degraduar në përplasje fizike, ku është përdorur edhe thika.
Të plagosur kanë mbetur Fluturim Tolle, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, Adhurim Koçi, 26 vjeç dhe Renaldo Dauti, 22 vjeç.
Mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit për detaje lidhur me autorët apo motivet e ngjarjes.
Lini një Përgjigje