TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Mars 2026, 19:17

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë 49-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset rëndë

Një tjetër aksident është regjistruar në një galeri kromi në zonën minerare të Bulqizës, ku një minator ka mbetur i plagosur gjatë punës.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Bulqizës kanë referuar materialet në Prokurori për një ngjarje të dyshuar aksidentale. Bëhet fjalë për shtetasin Agim Likoka, 49 vjeç, banues në Burrel, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës një subjekt minerar.

Si pasojë e aksidentit, 49-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet me dije se ngjarja nuk është bërë menjëherë publike nga kompania, një praktikë që është denoncuar shpesh edhe në raste të tjera të aksidenteve në galeritë e kromit në Bulqizë. Gjithashtu, edhe në njoftimin zyrtar të policisë nuk jepen detaje të plota për subjektin minerar ku ndodhi aksidenti.

Shqetësim i vazhdueshëm mbetet fakti që incidente të tilla në sektorin minerar shpesh mbahen të fshehta. Dyshohet se në disa raste kompanitë përpiqen të shmangin penalitetet nga institucionet shtetërore, ndërsa të plagosurit dërgohen për trajtim në spitale private për të evituar procedurat ligjore.

Ndërkohë, lidhur me rastin kanë nisur verifikimet edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes në Punë si dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Lini një Përgjigje