TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2026, 14:26

Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari me 5 identitete

Shkruar nga Pamfleti

Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet në Portin e

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është ndaluar në Portin e Durrësit, ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete për të shmangur identifikimin.

Gjatë kontrolleve në pikën kufitare, policia zbuloi se shtetasi Armando Valchizan përdorte edhe katër identitete të tjera: Armando Dervishi, Armando Gheorghe, Altin Dervishi dhe Martin Dervishi.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 42-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Gjykata e Pordenones e ka dënuar me 5 vite, 9 muaj e 5 ditë burg për veprat penale “vjedhje me pasoja të rënda” dhe “emigracion i paligjshëm”.

Pas ndalimit, ai është vendosur në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të përfunduar procedurat për dorëzimin e tij te autoritetet italiane.

Lini një Përgjigje