TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Mars 2026, 13:02

25-vjeçarja u helmua me fostoksinë, del ekspertiza mjeko-ligjore: Në trup kishte shenja dhune

Shkruar nga Pamfleti

25-vjeçarja u helmua me fostoksinë, del ekspertiza mjeko-ligjore:

Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për Xhoana Nikollin, 25-vjeçaren që humbi jetën në QSUT pasi dyshohet se u vetëhelmua me fostoksinë.

Ekspertiza konfirmon se në trupin e të resë janë konstatuar shenja të dukshme dhune. Dyshohet se këto dëmtime mund të jenë shkaktuar nga ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, i cili aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Ndërkohë, një tjetër element i përmendur më herët në lidhje me këtë ngjarje ishte dyshimi se 25-vjeçarja ishte shtatzënë. Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore ka përjashtuar këtë mundësi, duke konfirmuar se ajo nuk ishte në pritje të një fëmije.

Në kallëzimin e bërë nga familjarët, ata pretendojnë se e reja ishte dhunuar në mënyrë brutale nga ish-partneri, çka sipas tyre mund të ketë ndikuar në gjendjen e saj psikologjike para ngjarjes tragjike.

Para se të ndërmerrte aktin fatal, 25-vjeçarja kishte lënë edhe një letër, në të cilën shprehte se nuk donte që personat që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Në fund të saj, ajo i kërkonte ndjesë prindërve, duke iu drejtuar veçanërisht nënës dhe babait të saj.

Ndërkohë, hetimet për këtë ngjarje vijojnë, ndërsa policia është në kërkim të ish-partnerit të të resë.

Lini një Përgjigje