TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 08:09

E rëndë në Maliq! Vritet një polic gjatë një operacioni, plagoset një tjetër

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Maliq! Vritet një polic gjatë një
Foto ilustrim

Një person ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe duke plagosur një tjetër.

Efektivi që ka humbur jetën është Enea Mekolli dhe polici i plagosur është identifikuar si Edison Adri. 

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar është Violand Braçellari, ish-ushtarak, i shpallur në kërkim prej vitesh. Ai kishte edhe një vendim gjykate për çështje të lidhura me lëndët narkotike, ndërsa efektivët janë pjesë e forcave shqiponja.

Ndërkohë, mësohet se dhe autori ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë në Lozhan të Maliqit, për të kapur Braçellarin, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Policia dhe autoritet po hetojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e operacionit, mënyrën se si u zbulua vendndodhja e të kërkuarit dhe dinamikën e saktë të përplasjes me armë.

maliq vritet nje polic plagoset nje tjeter

Lini një Përgjigje