TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2026, 07:36

Arratiset nga burgu, mbetet i pakapshëm; shqiptari humbi gjurmët në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Arratiset nga burgu, mbetet i pakapshëm; shqiptari humbi gjurmët

Pamjet e reja tregojnë 48-vjeçarin duke lëvizur mes kalimtarëve në lagjen Nikea, pa ngjallur dyshime, ndërsa autoritetet greke vazhdojnë kërkimet...

Një video e re e arratisjes së një të burgosuri shqiptar nga burgu i Korydallosit në Greqi është publikuar në media, ndërsa 48-vjeçari, Edmond Taga, vazhdon të jetë në kërkim për të dytën ditë radhazi.

Në pamjet e para, i arratisuri shihet duke vrapuar në rrugën Grigoriou Lambraki në zonën e Nikeas, pak çaste pas largimit nga ambientet e burgut. Në videon e dytë, ai ecën mes kalimtarëve pa u vënë re nga askush, përpara se të humbasë në rrugicat e lagjes.

Sipas autoriteteve, mungesa e tij u konstatua pak para orës 08:30 të mëngjesit të së martës. I burgosuri punonte në transportin e bukës në kuadër të angazhimit të tij në Depozitën Qendrore të Materialeve të Institucioneve Penitenciare dhe, në rrethana që ende nuk janë sqaruar, arriti të largohej.

Për këtë rast, policia greke ka arrestuar dy punonjës të sistemit penitenciar me akuzën e lejimit të arratisjes së një të burgosuri. Hetuesit po shqyrtojnë të gjitha pistat, përfshirë mundësinë e një plani të organizuar arratisjeje ose ndihmës nga bashkëpunëtorë të jashtëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsit.gr

48-vjeçari po vuante një dënim me burg për çështje që lidhen me trafikun e drogës dhe shkelje të legjislacionit për armët. Sipas të dhënave zyrtare, lirimi i tij ishte planifikuar për korrikun e vitit 2031.

Mediat greke raportojnë se ai gëzonte të drejtën e lejeve të përkohshme dhe kishte përfituar tashmë tri të tilla. Gjatë kësaj jave ishte planifikuar të merrte një tjetër leje treditore, të cilën, sipas komentimeve në media, e “mori” më herët përmes arratisjes.

shqiptari greqi burg

Lini një Përgjigje