TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2026, 18:30

Apeli rihap dosjen e Martin Canit, gjykata urdhëron ekspertizë psikologjike për të miturit

Shkruar nga Pamfleti
Apeli rihap dosjen e Martin Canit, gjykata urdhëron ekspertizë
Autori, Mario Perlleshaj dhe viktima, Martin Cani

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të rihapë hetimin gjyqësor ndaj të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur dy vite më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Sipas "Report Tv", në seancën e zhvilluar ditën e sotme me dyer të mbyllura, trupa gjyqësore e Apelit, e përbërë nga gjyqtarët Fatri Islami, Enida Petri dhe Valdete Hoxha, vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin e dyshuar, Mario Përlleshaj, si dhe për të miturin që mbeti i plagosur, Luis Meçaj.

Seanca e radhës është caktuar më 10 qershor. Në këtë seancë pritet të paraqitet edhe psikologia që do të ngarkohet me hartimin e raporteve psikologjike.

Më 9 dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Tiranës dënoi Mario Përlleshajn me 16 vite burg. Ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.

gjykata e apelit hetim martin cani mario përlleshaj

Lini një Përgjigje