TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Qershor 2026, 17:08

Ngjarje e rëndë te "Rana e Hedhun", mbyten në det 2 të rinj

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë te "Rana e Hedhun", mbyten në det 2

Katër të rinj dyshohet se janë marrë nga dallgët e forta të detit në Shëngjin, ndërsa paraprakisht raportohet për 2 vitima dhe 2 persona në gjendje të rëndë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e "Ranës së Hedhun", në Shëngjin.

Bëhet me dije se katër shtetas nga Kosova janë përfshirë në një incident në vijën bregdetare, ku paraprakisht dyshohet se janë marrë nga dallgët e forta të detit.

Paraprakisht, raportohet se dy prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në gjendje të rëndë.  Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa bilanci i ngjarjes mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ekipet e emergjencës dhe shërbimet e kërkim-shpëtimit, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme.

Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të konfirmuar bilancin e saj.

Ngjarje e rëndë te "Rana e Hedhun", mbyten në det 2

Lini një Përgjigje