Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy automjete kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanalin anësor.
Bëhet me dije se, si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, faktorë që mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë segmentit ku ndodhi aksidenti.
Lini një Përgjigje