TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Mars 2026, 12:35

E rëndë në Itali, makina përplaset me kamionin; humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Itali, makina përplaset me kamionin; humb
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar në Siçili të Italisë, ndërsa gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është identifikuar si Flori Topalli, i cili udhëtonte me disa bashkëkombas në automjetin që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta dhe perime. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën shtetërore 410 “Di Naro”, në kilometrin e 14-të, në zonën e Naros.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat italiane, në aksident janë përfshirë një makinë dhe një mjet i rëndë që po udhëtonte në drejtim të Canicattì-t. Drejtuesi i kamionit ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bilanci i aksidentit është një viktimë dhe gjashtë të plagosur. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në spitalet e Canicattì-t, Licata-s dhe Agrigento-s. Sipas raportimeve, asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike. Shumica e të plagosurve mësohet të jenë shtetas shqiptarë.

Pas ngjarjes, rruga u mbyll përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës. Në vendin e aksidentit ndërhynë forcat e rendit dhe personeli i “Anas” për menaxhimin e trafikut dhe rikthimin e sigurisë në segmentin rrugor.

Prokuroria Publike e Agrigentos ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e saktë të aksidentit, ndërsa deri më tani nuk është bërë publik një version zyrtar mbi rrethanat e përplasjes.

E rëndë në Itali, makina përplaset me kamionin; humb
Flori Topalli

flori topalli aksident me vdekje ne itali

Lini një Përgjigje