TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2025, 09:16

E rëndë në Fier! Traktori përmbyset dhe e zë poshtë, humb jetën 62-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Fier! Traktori përmbyset dhe e zë
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Libofshë të Fierit, ku një person ka humbur jetën.

Sipas policisë, një 62-vjeçar i identifikuar si Xhoxhi Prifti po punonte tokën e tij bujqësore me traktor. Dyshohet se gjatë procesit të punës, mjeti bujqësor është përmbysur duke i shkaktuar 62-vjeçarit vdekjen e menjëhershme.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik

Lini një Përgjigje