TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2025, 21:58

Aksident tragjik në periferi të Tiranës/ Humb jetën drejtuesi i motorit, plagoset pasagjerja

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në periferi të Tiranës/ Humb jetën

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Prushit, në periferi të Tiranës.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale F. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motor në të cilin ndodheshin dy persona. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi B. T., rreth 40 vjeç, ndërsa pasagjerja, shtetasja A. Gj., 22 vjeçe, është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariatin përkatës, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

motor aksident

Lini një Përgjigje