TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Dhjetor 2025, 12:04

Të akuzuar për trafik droge, arrestohen 2 shqiptarë në Itali; 'mallin' e fshihnin në kuti karamelesh

Shkruar nga Pamfleti
Të akuzuar për trafik droge, arrestohen 2 shqiptarë në
Foto ilustruese

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për trafik droge. Të rinjtë e moshave 20 vjeç, u kapën në flagrancë me 6 doza kokainë me vete dhe 500 euro në dorë.

Hetuesit zbuluan se droga ishte fshehur më parë në një kavanoz karamele mente në një shkurre pranë zonës. Në total, u sekuestruan 45 doza kokainë, rreth 25 gram, si dhe materiale për paketim në banesën e një 51-vjeçari italian që i strehonte, i cili u denoncua për bashkëpunim.

Policia konfirmoi se të rinjtë do të përballen me detyrimin për të firmosur dhe procedura për dëbim nga Italia. Hetimi tregon një skemë të ngjashme me një rast të mëparshëm në nëntor, ku droga gjithashtu ishte fshehur në kavanoza karamelesh.

droge arrestim shqiptare itali

Lini një Përgjigje