
Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Fushë Krujë, ku një makinë përplasi një 18-vjeçar. Mësohet se i riu pak më parë ka ndërruar jetë.
Referuar të dhënave paraprake, 18-vjeçari Irdi Laçi është përplasur nga një mjet tip fuoristradë teksa po shtynte një ‘Mercedes’ që ishte fikur në mes të rrugës.
Sakaq, shoferi i fuoristradës është dorëzuar në polici ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Ai mbeit i plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat. Deri tani, nuk janë dhënë detaje mbi drejtuesin e automjetit që shkaktoi përplasjen fatale. Dyshohet se mungesa e ndriçimit mund të ketë ndikuar në aksident.
Lini një Përgjigje