TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2025, 09:10

Vrasja e pronarit grek, shpallen në kërkim dy gra dhe një 30-vjeçar; “plani djallëzor” i nipit të viktimës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e pronarit grek, shpallen në kërkim dy gra dhe një
Vrasja e pronarit grek

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me vrasjen e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar në një kamping në Finikounta.

Sipas hetimeve nga autoritetet greke, janë lëshuar urdhër arresti për dy gra dhe një 30-vjeçar. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat dhe po përpiqen të lidhin dy gratë dhe 30-vjeçarin me nipin e pronarit 68-vjeçar të kampingut, me qëllim plotësimin e tablosë së ngjarjeve që çuan në vrasjen e dyfishtë.

Sipas TV grek MEGA, hetuesja e çështjes po shqyrton edhe dy persona të tjerë për të përcaktuar nëse kanë pasur dijeni apo kanë ndihmuar në organizimin e krimit, ndërsa në ditët në vijim priten të tjera arrestime.

Përveç nipit të viktimës dhe biznesmenit nga Athina që janë arrestuar, një urdhër arresti është lëshuar edhe për një 30-vjeçar tjetër, ortak i biznesmenit, i cili dyshohet se ka pasur rolin e bashkëpunëtorit në krim.

Dyshohet se i riu, u ka dhënë udhëzime dy autorëve 22-vjeçarë para dhe pas ekzekutimit, ku kan ëkomunikuar me numra telefoni pakistanezë.

Gjithashtu po hetohet përfshirja e tij në transportin e tyre, pasi skuteri i bardhë i përdorur në krim dyshohet se është marrë në një rrugë pranë banesës së tij. Burime hetimore bëjnë me dije se 30-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur, besohet se ndodhet jashtë në Gjermani dhe pritet të lëshohet edhe një urdhër arresti ndërkombëtar.

“Plani djallëzor i vrasësve”

Ka qenë mbesa e pronarit 68-vjeçar të kampingut, e cila ka folur në lidhje me një “plan djallëzor” të përgatitur që në gusht të vitit 2024.

Deklarata e saj vjen menjëherë pas arrestimit të nipit 33-vjeçar të viktimës dhe një biznesmeni 31-vjeçar, mik i tij dhe punëdhënës i dy autorëve 22-vjeçarë.

Amalia Tomara, duke folur për televizionin grek Alpha, deklaroi se kushëriri i saj shfaqte sjellje arrogante pas vrasjes së dyfishtë, gjë që i ngjalli dyshime serioze për përfshirjen e tij në krim. Ajo theksoi se plani nuk ishte hartuar muajt e fundit, por që nga momenti kur ishte nënshkruar një dokument për pronën, në gusht të vitit 2024.

Sipas saj, 33-vjeçari, i cili pritet të japë dëshminë të hënën, sillej sikur “kishte pushtuar botën”, ndërsa një episod i caktuar e bindi se ai ishte i përfshirë në ngjarje.

Ajo shtoi gjithashtu se xhaxhai i saj i kishte kërkuar dy herë biznesmenit të largohej prej tij, duke ngritur pikëpyetje për marrëdhënien e afërt mes tyre.

Në lidhje me nënën e 33-vjeçarit, mbesa e viktimës deklaroi se kjo e fundit u kishte ndaluar hyrjen në kamping prej vitesh dhe u kërkonte që çështja të mos bëhej publike. Sipas saj, nëna e të dyshuarit ka tentuar gjithashtu të implikojë djalin e saj për ta përjashtuar familjen nga trashëgimia dhe për të izoluar viktimën.

vrasja e pronarit grek ne kerkim dy gra dhe nje 30 vjecar plani djallezor i nipit

Lini një Përgjigje