TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 20:03

E rëndë në Durrës/ 35-vjeçari shtyn nga ura shokun pas sherrit banal, i riu gjendet i pajetë në kanalin e ujërave të zeza

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Durrës/ 35-vjeçari shtyn nga ura shokun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku si pasojë ka humbur jetën një 33-vjeçar, i identifikuar si Branko Shkoza. 

Mësohet se dy persona shokë me njëri-tjetrin, pas një sherri për motive të dobëta janë përleshur fizikisht.

Bëhet me dije se gjatë sherrit të dy kanë qenë të dehur, teksa motivi i ngjarjes dyshohet se ka qenë ngacmimi i gruar së autorit.

Autori Majlind Habibi ka shtyrë në kanalin e ujërave të zeza me qëllim viktimën, i cili si pasojë ka mbetur i vdekur.

Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.

Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.

Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.

Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.

Shërbimet e Policisë kryen kontrolle intensive dhe më datën 05.12.2024, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit H.B.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, por nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimeve të tjera hetimore, grupi hetimor krijoi dyshime se ngjarja nuk ishte aksidentale.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u dokumentua dhe me prova shkencore se shtetasi M. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 02.12.2024, pas një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë duke e hedhur nga një urë në kanalin e ujërave të zeza shtetasin B. Sh, i cili si pasojë e rrëzimit ka humbur jetën.

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pas një pune intensive hetimore të bëra në lidhje me denoncimin bërë nga një shtetas se nga u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit B. Sh., 33 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje