
Gjykata greke ka lënë në paraburgim 39-vjeçarin shqiptar që vrau gruan me çekiç për motive xhelozie. Sipas mediave greke, gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.
Kastriot Cenko, është shfaqur i penduar për krimin makabër dhe është parë duke qarë në Gjykatë. Ai pranoi vrasjen e bashkëshortes Alba Cenko, duke thënë se do donte të kthehej pas në kohë.
Në dëshminë e tij, 39-vjeçari tha se e pushtoi paniku në momentin kur kuptoi se bashkëshortja e tij 32-vjeçare kishte vdekur.
"Më pushtoi paniku kur mora vesh që ajo kishte vdekur", ka shpjeguar Cenko.
Cenko, ka thënë ka tentuar ta ringjallë viktimën pas goditjes. Por kur e kuptoi se ajo kishte vdekur, vendosi të fshihte trupin dhe të qetësonte fëmijët e tij, duke pretenduar se nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.
Ai ka dhënë disa hipoteza për motivet e krimit të rëndë, nga tradhtia bashkëshortore me shokun e tij të ngushtë, deri tek dyshimet se një nga fëmijët nuk ishte i tiji. Por policia dhe prokuroria greke po zhvillojnë hetime intensive për ta zbardhur plotësisht rastin.
Katriot Cenko, i cili u dorëzua në polici një javë pas krimit, pasi kishte fshehur trupin në papafingo, raportohet se përsëriti në kërkim të faljes pretendimin se nuk kishte planifikuar të vriste gruan e tij, duke përmendur se në momentin e aktit ishte në gjendje jo të mirë psikologjike.
Lini një Përgjigje