TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 15:46

E rëndë në Mirditë/ U godit teksa rregullonte një ekskavator në ofiçinë, humb jetën 51-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Mirditë/ U godit teksa rregullonte një
Foto Ilustruese


Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Spaç në Mirditë, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës.

Mësohet se viktima është Frrok Prenga banues në Malaj. Bëhet me dije se 51-vjeçari po rregullonte një ekskavator në ofiçinë.

Gjatë punës, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur 51-vjeçarin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.
Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur

shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

aksident ne pune mirdite

Lini një Përgjigje