TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 17:21

Vidhnin ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri në banesa, kapen tre ‘skifterët’ shqiptarë në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin ora të shtrenjta dhe bizhuteri floriri në banesa, kapen tre

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi janë kapur duke vjedhur. Mësohet se të arrestuar janë tre shqiptarë të moshës 25, 32 dhe 50 vjeç.

Bëhet me dije se ata janë përfshirë në kryerjen e 27 grabitjeve me forcë në zona të banuara.

Grupi vepronte në shtëpitë që ndodheshin pranë zonave malore, livadheve dhe zonave të pambrojtura, për ta bërë më të lehtë veprimtarinë e tyre.

Garda Civile e ka kapur grupin në një kontroll të koordinuar nga patrullat e Sigurisë Qytetare dhe Grupi i Trafikut në Pedrafita do Cebreiro. Gjatë arrestimit janë sekuestruar sende të ndryshme të vjedhura, si ora të cilësisë së lartë, byzylykë dhe bizhuteri floriri, shumica e të cilave tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.

Lini një Përgjigje