TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Dhjetor 2024, 18:20

Kapen 672 kg kokainë në portin e Belgjikës, arrestohen 5 persona; mes tyre një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kapen 672 kg kokainë në portin e Belgjikës, arrestohen 5 persona;

Pesë persona, 4 belgë dhe 1 shqiptar u arrestuan në kuadër të një operacioni pranë portit të Antwerp në Belgjikë këtë të martë.

Sipas mediave të huaja, u sekuestrua një sasi kokaine prej 672 kg.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti një ngarkesë prej 672 kilogramësh kokainë në një kontejner të ngarkuar me kafe me origjinë nga Kolumbia.

Hetimi identifikoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se i përkiste një organizate që planifikonte trafikun e një ngarkese kokaine.

Të arrestuarit donin të merrnin sasinë e drogës pasi mbërriti në port. Por, forcat e Policisë punuan së bashku për të kapur kontejnerin e mbushur me drogë.

Lini një Përgjigje