TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Shkurt 2026, 17:22

E qëlloi me plumb në qafë, kush është autori i vrasjes së Kevin Muharremit në Itali

Shkruar nga Pamfleti
E qëlloi me plumb në qafë, kush është autori i vrasjes
Kevin Muharremi- viktima

Është zbardhur identiteti i autorit të dyshuar të vrasjes së 26-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi në Itali.

Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari Renato Xyke, gjithashtu me origjinë shqiptare dhe banues në Santa Maria a Monte, është personi i arrestuar për ngjarjen e rëndë.

Sipas raportimeve, arratisja e tij zgjati vetëm disa orë. Pas krimit, i riu u largua me një automjet tip “Range Rover Evoque” ngjyrë gri e errët, ndërsa u ndalua nga policia rrugore në autostradën A1, në segmentin e Arezzo, disa qindra kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti në një lokal në zonën e Capanne, në Montopoli Valdarno. Sipas hetimeve paraprake, 26-vjeçari Muharremi u qëllua me armë zjarri, duke u goditur në qafë nga një plumb i shkrepur nga një automjet tip SUV që iu afrua paralelisht mjetit ku ndodhej ai.

Autoritetet po verifikojnë nëse mes dy automjeteve ka pasur ndjekje përpara të shtënave. Ndërkohë, bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë i njohur më parë për forcat e rendit.

Kevin Muharremi jetonte në Fucecchio, ku punonte në një lavazh dhe servis automjetesh. I dyshuari për vrasjen ndodhet aktualisht në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në Piza, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

 

Lini një Përgjigje