TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Dhjetor 2024, 10:05

''E kam mbajtur me bukë''/ Vrau Alfred Dedjan, zbardhet dëshmia e autorit: E qëllova pasi më ofendonte

Shkruar nga Pamfleti

''E kam mbajtur me bukë''/ Vrau Alfred Dedjan, zbardhet

Autori i vrasjes së Alfred Dedja u dorëzua në Policinë e Tiranës mbrëmjen e 2 dhjetorit, ndërsa është zbardhur edhe dëshmia e tij.

Kunati i Altin Hajrit pretendon se krimin e ka kryer pasi ndihej i ofenduar nga 50-vjeçari. Sipas tij, Alfred Dedja e ofendonte sa herë që takoheshin.

Takimin e fundit, 27-vjeçari ka thënë se e kishin pasur 10 ditë më parë, ku edhe aty ka treguar se ishin sharë me njëri-tjetrin. Dedja ka treguar se e ka qëlluar me armë 50-vjeçarin sapo është ulur në tavolinë dhe më pas thotë se armën e krimit e ka hedhur në një zonë me shkurre pranë lokalit ‘Kështjella’ në Ndroq ku ndodhi vrasja më 1 dhjetor.

Viktima kishte punuar më parë në kompleksin ‘Golden’ në pronësi të Altin Hajrit, në kërkim për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës. Dedja thotë se e ka mbajtur me bukë e para kur punonte atje.

"Ndihesha i ofenduar, pasi sa herë që takoheshim më shante e ofendonte. Jemi takuar edhe 10 ditë para ngjarjes dhe sërish më ka ofenduar. Ditën e ngjarjes e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë hajde se po të pres për kafe. Sapo u ul e qëllova me armë. Unë atë e kam mbajtur me lekë e bukë kur punonte menaxher te "Golden", pronë e familjarëve të mi. Pasi kreva vrasjen u largova menjëherë. Pistoletën e hodha jo shumë larg nga lokali, në anë të disa shkurreve", tha ai.

Nga ana tjetër, policia do të nisë kontrollet në zonën ku Gjoshi ka treguar se e ka hedhur pistoletën. Ndërsa autori Gjoshi pasi kreu vrasjen kishte qëndruar në Shkallnur pranë Shkëmbit të Kavajës, në një hotel.

I dyshuari Julian Gjoshi, i kthyer së fundmi nga Spanja, është vëllai i gruas së Altin Hajrit, të kërkuar nga drejtësia për marrjen peng, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur janar të 2020-ës, në kompleksin në pronësi të tij në Shijak “Golden”. Në këtë resort shumë vite më parë ka qenë menaxher Alfred Dedja. Të dy kishin njohje dhe afrimitet, por së fundi dyshohet të kenë pasur debate të vazhdueshme. Hetuesit mendojnë se në lokal “Kështjella” do të takoheshin për tu sqaruar, por arma nuk i la vend fjalëve.

Alfred Dedja, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj. Ndërsa autori i dyshuar Julian Gjoshi, në Shqipëri është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.

Motivi ende është i paqartë për hetuesit, se përse Julian Gjoshi vrau ish-bashkëpunëtorin e kunatit, ndërsa hetuesit nuk përjashtojnë as pistën e prishjes së pazareve të drogës.

 

Lini një Përgjigje