
Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Greqi, pasi një shqiptar ka ndërruar jetë në burg. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar, i cili është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos.
Mediat greke shkruajnë se bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38 vjeç.
Autoritetet e burgut konstatuan se 37-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte dhënë frymën e fundit. Kurse greku ishte gjallë dhe u dërgua për mjekim në spital.
Policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe ka urdhëruar kryerjen e një autopsie për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të burgosurit shqiptar.
Lini një Përgjigje