TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2024, 15:56

I akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari nga Berati

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal, ekstradohet nga Greqia

Një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, pasi GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin nga Berati, Robert Gjika, i cili akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

 Gjithashtu një shtetas turk, Mehmet Akamn është arrestuar në vendin tonë me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë. 50-vjeçari turk është dënuar nga Gjykata e Lartë e Stambollit me 10 vite burg për “Trafik të narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana / Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan: 

-nga Greqia në Shqipëri, shtetasi R. Gj., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe;  

-nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.

Shtetasi i ekstraduar në Shqipëri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njofton policia.

Lini një Përgjigje