
Seanca paraprake ndaj grupit të Laert Haxhisë e caktuar për këtë të hënë, është shtyrë nga Gjykata e Posaçme. Ky vendim erdhi pasi avokatët e të pandehurit kërkuan më shumë kohë të njihen me dosjen.
Ndërkohë që mësohet se seanca e radhës është lënë të mbahet më 16 dhjetor ora 14:00.
Kujtojmë se Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Lushnjes”. Pavarësisht apelimit nga ana e Laert Haxhiut, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin e Shkallës së Parë ndaj Laert Haxhiut, burgim të përjetshëm.
Ai është dënuar për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Lini një Përgjigje