
Policia ka gjetur automjetin E përdorur nga autori i dyshuar i varsjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja në Ndoq.
Sipas burimeve tragat e makines u gjeten te hedhura disa metra larg mjetit.
Autori dhe viktima dyshohet se ka qene ne te njejtin lokal para vrasjes. Deshmitare thane se e kishin para 27-vjecarin Julian Gjoshi ne zone rreth 2 ore para krimit, çka tregon se ai ka mbajtur ne vezhgim objektivin e tij.
Autori i dyshuar Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit (vëllai i gruas së Hajrit), pronarit të kompleksit "Golden" në Shijak, kërkohej për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në Janar 2020 ku dhe viktima kishte punuar si menaxher.
Vrasja ndodhi në orën 15:30. Autori ka qenë me mikun e vet njëherazi edhe familjar i pronarit të lokalit 'Kështjella" kur viktima ka hyrë në lokal. Mësohet se viktima është qëlluar disa herë me pistoletë, të cilën 27 vjeçari e ka pasur në xhepin e xhupit dhe nuk e ka nxjerrë për asnjë moment.
Alfred Dedja, ishte banor i zonës dhe në lokal ndodhej si klient. 50 vjeçari njihej edhe me pseudonimin "Daku" dhe jetonte mes Italisë e Shqipërisë. Ndërkohë policia informoi se është vënë në ndjekje të 27 vjeçarit nga Shijaku, si autor i dyshuar, i cili mendohet se ështe larguar me një automjet tip "Benz ML", me ngjyrë të zezë në drejtim të Durrësit.

Lini një Përgjigje