TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2024, 15:42

Vrasja në Ndroq, policia jep detaje: Makina e autorit u gjet në fshatin Shkallnur, vijon puna për kapjen e tij!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Ndroq, policia jep detaje: Makina e autorit u gjet në

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me gjetjen e automjetit të Julian Gjoshit, autorit të dyshuar të vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, pasditen e djeshme në Ndroq.

Makina mësohet se është gjetur në fshatin Shkallnur në Durrës, e braktisur. Pas kontrolleve të kryera nga polica, brenda mjetit nuk është gjetur asgjë e paligjshme. Ndërkohë që më pas mjeti është transportuar në ambientet e policisë për një ekspertizë më të hollësishme.

“Tiranë/ Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës.  Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje