TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2024, 18:24

Atentati në Ndroq, autori shfaq çrregullime para hetuesve; avokati dorëzon armën e krimit

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Ndroq, autori shfaq çrregullime para hetuesve; avokati

26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme pasi dyshohet se qëlloi për vdekje me armë zjarri Alfred Dedjan ditën e djeshme.

Grupi hetimor dyshon nga hetimet e deritanishme se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës gjatë kohëve të fundit.

Sipas “BË”, Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet.

Sa i përket armës së krimit, ajo është sjellë në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

 

Lini një Përgjigje