TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2024, 09:21

“E ka shpërndarë një shoku im”, çfarë thoshte Altin Çoku për foton intime të të resë që i dha fund jetës

Shkruar nga Pamfleti

“E ka shpërndarë një shoku im”, çfarë

Altin Çoku, 39-vjeçari i cili u arrestua sot se akuzohet se ka shtyrë një të re drejt vetëvrasjes pasi i ka publikuar foto intime së bashku, ka rrëfyer pak pasi ka ndodhur ngjarja sesi janë shpërndarë imazhet.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, personazhi i Tik Tok-ut, Altin Çoku ka treguar për një të afërm si ia ka dërguar foton 27-vjeçarja dhe thotë se foton e ka shpërndarë një njeri me të cilin po pinte kafe me të.

Altin Çoku: Cuca huj është nda më burrë dhe ka tentu 2 herë me mbyt veten.

Biseduesi: Kur ka ndodh kjo?

Altin Çoku: Që tani... a e ke pa foton që qarkullon në Tik Tok, duke dal duke pirë kafe me shokun tim në lokal, unë telefonin e mbaj pa kod. Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih ca fotoje kemi bërë në hotel dhe ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku...

 

Lini një Përgjigje