Një aksident i frikshëm është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Belshit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.
Në momentin e aksidentit mësohet se brenda automjetit ndodheshin 3 persona, një nënë me dy fëmijët e saj.
Sipas informacioneve paraprake, kanë qenë qytetarë të rastit të cilët kanë nxjerrë në kohë nga makinë nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë
Fëmijët dhe nënë mësohet se janë transportuar me një mjet privat drejt spitalit të Beratit me lëndime të lehta.
Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur polica dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhje e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.
Lini një Përgjigje