Publikohen fotot e të ndjerës Dhoksi Mango e cila humbi jetën ditën e sotme në aksidentin në Memaliaj dhe bashkëshortit të saj Ledian Ibrahimi.
Ky i fundit mbeti i plagosur dhe po ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës.
Makina e tyre u përplas kokë më kokë, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë.
Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar manovrimin për mjetin “Ford” ku gjendej 40-vjeçarja që ka humbur jetën.
Lini një Përgjigje