TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shkurt 2024, 09:14

Detaje nga vetëvrasja e të resë në Kamëz, në pranga personazhi i njohur i “Tik Tok”; i shpërndau fotot e saj intime

Shkruar nga Pamfleti
Detaje nga vetëvrasja e të resë në Kamëz, në
Altin Çoku

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Kamës, ku një 27- vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt. Sipas policisë shkak është bërë shpërndarja në rrjetet sociale e fotove të saj intime.

Mësohet se në pranga për këtë ngjarje ka rënë një personazh i njohur i TikTok-ut, Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Kjo foto më pas ka qarkulluar edhe në rrjete të tjera, si në grupe Telegrami. 

Mësohet se e reja ishte në proces divorci me bashkëshortin shqiptar të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në Tik-Tok. Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

 

Lini një Përgjigje